Please enter at least 3 characters.

De Jong: De Ligt mund të vijë te Barcelona brenda disa viteve

2019/12/de-jong-de-ligt.jpg

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong beson se ish-bashkëlojtari i tij te Ajaxi, Matthijs de Ligt mund të bashkohet me Barcelonën në të ardhmen e afërt.

De Ligt e refuzoi Barcelonën gjatë verës, ndërsa ai zgjodhi për Juventusin, por de Jong beson se do të bashkohet tek katalunasit me bashkëkombësin e tij.

Megjithatë, mesfushori holandez vuri në dukje se De Ligt mori vendimin e duhur për të kaluar nga Ajax te Zonja e Vjetër.

“De Ligt mund të luajë për Barcelonën në të ardhmen e afërt”, ka thënë fillimisht De Jong për De Telegraaf.

“Të shkosh në Itali nuk e ndryshon faktin që ai mund të luajë për Barcelonën brenda disa viteve”.

“Ai ka marrë vendimin e duhur; ai po shkon mirë në Torino", përfundoi holandezi. /Telegrafi/