Please enter at least 3 characters.

De Biasi ndryshon ‘look’ në Shqipëri, ja sekreti i flokëve të tij (Foto)

2016/04/biasi-1.jpg

Disa foto të publikuara në rrjetet sociale (‘Facebook’) e shfaqin Xhani De Biazin duke u kujdesur për flokët e tij në një sallon bukurie.

Imazhet e publikuara në profilin “Barbers-Pro”, trajneri i kuqezinjve shihet se ka pozuar me dëshirën e tij për sallonin e bukurisë.

“Locion thinjash, absolutisht unik në llojin e tij. Në formë dylli me shkëlqim apo mat dhe po ashtu ne forme xheli, balsami dhe shampoje. Më i miri në tregun shqiptar. Përzgjedhur me delikatese nga Ami për trajnerin e kombëtares De Biasi”, thuhet në tekstin shpjegues që shoqëron fotot.

Ndryshe, italiani është duke punuar ngushtë me stafin në përzgjedhjen e lojtarëve për evropianin e futbollit, i cili do të mbahet në muajin qershor të këtij viti në Francë. /Telegrafi/