Please enter at least 3 characters.

David Raya zyrtarisht në formë permanente te Arsenali

2023/09/everton-fc-v-arsenal-fc-premier-league-7.jpg
235:"LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 17: Arsenal goalkeeper David Raya reacts during the Premier League match between Everton FC and Arsenal FC at Goodison Park on September 17, 2023 in Liverpool, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

David Raya i është bashkuar Arsenalit në formë të përhershme nga Brentfordi në një marrëveshje me vlerë 30 milionë euro pasi kaloi sezonin e kaluar si huazim në Emirates.

Ai fitoi Dorëzën e Artë sezonin e kaluar, duke mbajtur 16 portë të paprekura në Ligën Premier, ndërsa Arsenali përfundoi si nënkampion.

Duke reaguar që tani zyrtarisht është lojtar i Arsenalit, Raya i tha mediumit të klubit: “Pas një viti në huazim si Topçi, më në fund mund të them se jam lojtar i Arsenalit për vitet e ardhshme".

“Jam i emocionuar të shoh se çfarë ka e ardhmja, por gjithmonë jetoj dhe shijoj të tashmen".

“Është një ëndërr e realizuar të jem këtu dhe dua t'ju falënderoj për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë tashmë gjatë gjithë vitit të kaluar”, ka shtuar më tej portieri spanjoll. /Telegrafi/