Please enter at least 3 characters.

Daniel Maldini: Jam shëruar nga coronavirusi

2020/04/DanielMaldini-e1585933467486.jpg
226:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 02: Daniel Maldini of AC Milan gestures during the Serie A match between AC Milan and Hellas Verona at Stadio Giuseppe Meazza on February 2, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Talenti i Milanit, Daniel Maldini, ka konfirmuar se nuk ka më simptoma të coronavirusit. 18-vjeçari dhe babai i tij, legjenda Paolo Maldini, ishin infektuar me COVID-19 gjatë muajit mars, ndërsa futbollist i ri thotë se është shëruar dhe është i gatshëm të fillojë stërvitjet në shtëpi.

“Jam mirë, nuk po shfaq më kurrfarë simptomash dhe i kam rinisur ushtrimet personale”, ka thënë Daniel gjatë një sesioni pyetje dhe përgjigje në Instagram.

Gjatë bashkëbisedimit me tifozët, ai ka treguar se ndjek dy shembuj për karrierën e tij, babanë dhe Zlatan Ibrahimovicin.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Ibrahimovici më ka dhënë shumë këshilla, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Trashëgimia e gjyshit tim, Cesare dhe babait Paolo, është një përgjegjësi e rëndësishme, por jam mësuar me presione të këtilla që nga fëmijëria”, ka deklaruar sulmuesi italian.

Daniel debutoi për ekipin e parë në barazimin 1-1 ndaj Hellas Veronas në muajin e kaluar, para se sezoni të pezullohej si pasojë e pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/