Please enter at least 3 characters.

Dallimi i madh i fitimeve nga të drejtat televizive, vetëm Barcelona dhe Real Madridi fitojnë më shumë se Huddersfieldi i fundit në Ligën Premier

2019/05/El-Clasico-Barcelona-Real.jpg
256:"MADRID, SPAIN - MARCH 02: Lionel Messi of Barcelona and Sergio Ramos of Real Madrid argue during the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 02, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtat televizive janë duke shkaktuar shumë debat në ligat e mëdha evropiane, pasi ndarja e tyre shpeshherë cilësohet si e padrejtë dhe dallimi i madh vërehet tek skuadrat nga Liga Premier dhe La Liga.

Liga Premier jep më shumë se 100 milionë euro për të drejtat televizive për çdo klub me Liverpoolin që fiton 167 milionë euro dhe Manchester Cityn me 165 milionë.

Në Spanjë është krejtësisht e kundërta, pasi vetëm Real Madridi dhe Barcelona fitojnë më shumë se ekipi më pak i paguar në Angli, Huddersfield Town.

Në La Liga, Barcelona është klubi me përfitimet më të mëdha nga të drejtat televizive me 143.2 milionë euro, ndërsa pas tyre Real Madridi i dyti me 137.6 milionë.

Atletico Madridi i vendit të tretë me 102.9 milionë euro, përfiton më pak se Huddersfieldi i fundit në Ligën Premier me 103.9 milionë euro.

Klubet me përfitimet më të mëdha në La Liga janë Girona dhe Leganes me nga 40 milionë euro, ndërsa pas tyre vijnë Getafe dhe Levante me nga 41 milionë. /Telegrafi/