Please enter at least 3 characters.

Dalin pamjet e para të HTC One X10!

2017/02/htc-one-x9.jpg

HTC mund të jetë afër shfaqjes së telefonit që më parë është njohur si HTC One X10. Dikush me një llogari në Weibo ka postuar pamjet e pajisjes, që tregojnë dy anët e telefonit, i cili do të mund të lansohet së shpejti si pasardhës i One X9.

Fotot tregojnë se ana frontale e X10 duket ngjashëm me atë të One X9, me pullat në pjesën e poshtme të pajisjes.

Megjithatë, pjesa e pasme e One X10 duket mjaft ndryshe, pasi që ka një sensor të gjurmëve të gishtërinjëve poshtë kamerës.

Thashethemet e mëhershme supozojnë se One X10 do të ketë ekran të madhësisë prej 5.5 inç me rezolucion prej 1080x1920 pikselëve, RAM memorie prej 3GB dhe hapësirë ruajtëse prej 32GB.

One X10 pritet të ketë procesorin MediaTek MT6795 që punon më kapacitet prej 2.2 GHz.

Pajisja e re nga HTC pritet të ketë edhe kamerën kryesore prej 16.3MP dhe kamerën dytësore me 7.9MP.

Lansimi zyrtar i One X10 pritet të ndodhë në konferencën e këtij viti MWC në Barcelonë.