Please enter at least 3 characters.

Dafina Zeqiri elegante dhe provokuese në të zezë

2018/09/daffi-e1536561149911.jpg

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri shënoi rikthimin e saj në tregun vendor këtë verë.

Ajo solli një këngë solo dhe një bashkëpunim, të cilat u pritën mirë nga fansat e saj.

Dafina po ashtu ka qenë e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore të shumta.

Ajo është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja Zeqiri është shfaqur mjaft elegante dhe provokuese, e veshur në një fustan të zi me hapje.

Ajo ka vënë në pah tatuazhet e shumta në trupin e saj, disa edhe prej të cilave i ka realizuar së fundmi.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave përbri kësaj fotografie nuk kanë munguar. /Telegrafi/