Please enter at least 3 characters.

Cristiano Ronaldo prezantoi edhe stilin e ri të flokëve në Dubai

2019/12/Cristiano.jpg

Cristiano Ronaldo ka qenë kryetema e mediave gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Sportive në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.Superylli portugez tërhoqi vëmendjen e fotoreporterëve kur u shfaq me stolinë vlerë prej 737.420 eurosh vetëm në njërën dorë.Në gishtin e unazës, ai mbante një rreth diamanti, ndërsa në gishtin e mesit kishte një unazë më të madhe. Po ashtu, gjatë panelit në edicionin e 14-të të Konferencës Ndërkombëtare Sportive të Dubait, 34-vjeçari kishte në dorën e majtë një Rolex GMT-Master Ice.

Për më shumë, Ronaldo nuk e ka kaluar këtë vit duarthatë nga aspektin individual. Ai është shpallur lojtari i vitit nga Golbe Soccer Awards.Njëherësh, ai ka marrë edhe vëmendjen e faqeve rozë me stilin e ri të flokëve, të cilin është duke e përgatitur tash e një kohë. /Telegrafi/