Please enter at least 3 characters.

Cormier triumfon ndaj Miocic dhe shpallet kampion i peshave të rënda në UFC, barazon arritjen e McGregorit

2018/07/Daniel-Cormier.jpg
198:"LAS VEGAS, NV - JULY 07: during their heavyweight championship fight at T-Mobile Arena on July 7, 2018 in Las Vegas, Nevada. Cormier won by first round knockout. (Photo by Sam Wasson/Getty Images)
10:"Sam Wasson

Daniel Cormier ka befasuar teksa ka nokautuar Stipe Miocic në rundin e parë për t'u shpallur kampion i padiskutueshëm i UFC-së në pesha të rënda.

Edhe pse Cormier nuk ishte favorit, ai i dha fund shpejt përballjes në kuadër të UFC 266 në Las Vegas.

Tani i bie që 39-vjeçari është kampion botëror në pesha të rënda dhe ato të lehta në UFC. Një gjë të tillë në histori të këtij sporti më parë e kishte arritur vetëm Conor McGregor.

(Foto: Getty Images)

"Jam 39 vjeçar dhe kam qenë i dyti shumë herë", ka thënë amerikani pas fitores.

"Por, sot kam realizuar gjithçka që kam dashur ndonjëherë", u shpreh ai për fund.

(Foto: Getty Images)

Cormier është tregues se në sport nëse punon shumë ke mundësi të dytë. Ai në korrik të vitit 2017 ishte mundur nga kampioni legjendar Jon Jones, ndërsa sot është kampion i dy divizione.

Miocic është një nga emrat më të mëdhenj në histori të sportit të MMA-së.

(Foto: Getty Images)

Ndeshja e ardhshme e Cormier mund të jetë ndaj Brock Lesnar. /Telegrafi/