Please enter at least 3 characters.

Club Brugge dhe United barazojnë në ndeshjen e parë, kualifikimi vendoset në Old Traford

2020/02/GettyImages-1207559107-1.jpg
322:"BRUGGE, BELGIUM - FEBRUARY 20: Anthony Martial of Manchester United celebrates after scoring his teams first goal during the UEFA Europa League round of 32 first leg match between Club Brugge and Manchester United at Jan Breydel Stadium on February 20, 2020 in Brugge, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United ka arritur të largohet i pamposhtur nga udhëtimi në Belgjikë te Club Brugge 1-1.

Vendasit e nisën për mrekulli takimin, kur vetëm pas 15 minutave lojë kaluan në epërsi.

Portieri Simon Mignolet asistoi tek sulmuesi Dennis i cili me parabolë mposhti Romeron për 1-0.

Emmanue Dennis ka mundur të shënoj edhe një gol në minutën e 28-të, por Romero intervenoi për mrekulli duke mos u mposhtur.

Anthony Martial. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Në minutën e 36-të, United arriti të gjente golin e barazimit kur shënoi Anthony Martial për 1-1.

Kësisoj me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë dy skuadrat kishin disa raste të mira shënimi, por që rezultati në fund mbeti ai i pjesës së parë 1-1.

Victor Lindelof dhe Emmanuel Dennis. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Kësisoj gjithçka mbetet e hapur për kualifikim për ndeshjen kthyese.

Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet pas një jave në Old Traford, ku dy skuadrat do të kërkojnë kualifikimin në raundin tjetër. /Telegrafi/