Çitaku njofton eurodeputetët me agjendën evropiane
Gjatë seminarit, ministrja Çitaku nënvizoi rolin e procesit të integrimit evropian në kuadër të zhvillimit të përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, nevojën e Kosovës për marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe materializimin e perspektives evropiane, në mes tjerash përmes fillimit të procesit të dialogut për liberalizimin e vizave.
Gjatë takimeve të ndara me zëvendës/presidenten Wallis dhe eurodeputetët Kukan dhe Lunachek, Çitaku njoftoi bashkëbiseduesit për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Po ashtu u diskutua agjenda evropiane e Kosovës, të arriturat e Kosovës në fushën e liberalizimit të vizave dhe hapja e dialogut, si dhe masat e Qeverisë për adresimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit.
Sipas një komunikate për media, në veçanti, ministrja Çitaku falënderoj eurodeputeten Lunachek për hartimin e mocionit për rezolutë të fundit për Kosovën nga Parlamenti Evropian, përmes të cilit Parlamenti Evropian ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/


