Please enter at least 3 characters.

Çifti i bashkëshortëve hipin sipër vinçit, kërcënojnë se do të hidhen

2017/10/vinc.jpg

Një çift bashkëshortësh janë ngjitur në majë të vinçit pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë dhe kërcënojnë se do të hidhen. Çifti ndodhet sipër vinçit prej orës 07:30 të mëngjesit të sotëm.

Policia ka shoqëruar rojën private që ruante kantierin. Nuk dihen arsyet që e kanë çuar çiftin të ngjitet mbi vinç ndërsa policia po negocion për zbritjen e tyre. /Telegrafi/