Chiellini: Në Madrid do të vuajmë
23/10/2013
“Çdo skuadër që vjen në Bernabeu do të vuajë, edhe ata që kanë fituar. Megjithatë, ne duam të jemi në këtë nivel dhe të shohim se sa afër jemi ndaj këtyre lojtarëve të klasit botërorë”.
“Madrid ka shumë kampionë në çdo pozitë. Ne do të përpiqemi t’i kufizojmë ata, por ne e dimë se do të jetë një detyrë e vështirë”, ka thënë Chiellini.
Ndeshja e sotme në Santiago Bernabeu fillon nga ora 20:45. /Telegrafi/


