Please enter at least 3 characters.

Chevrolet Silverado EV tashmë ka 150,000 rezervime

2022/07/Screenshot_11-24.jpg

Chevrolet Silverado EV - konkurrenti i drejtpërdrejtë i GM për Ford F-150 Lightning - nuk do të dalë në shitje deri në pranverën e vitit 2023, por makina tashmë gëzon një “interesim solid” nga klientët potencial.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kamionçina elektrike është pjesë e planit të General Motors për të prodhuar 400,000 automjete elektrike midis 2022 dhe 2024.

Dhe me sa duket po bën një punë të shkëlqyeshme për të tërhequr vëmendjen nga pronarët e ardhshëm të EV.

CEO e GM, Mary Barra foli pas publikimit të rezultateve financiare të tremujorit të dytë të prodhuesit të automjeteve dhe zbuloi se Silverado EV “gëzon” 150,000 rezervime nga klientët e mundshëm.

Çfarë bie në sy gjithashtu është fakti se rreth 65 për qind e këtyre rezervimeve vijnë nga klientët që janë “të rinj” në markë. /Telegrafi/