Please enter at least 3 characters.

Chelsea e fiton derbin londinez ndaj Tottenhamit

Chelsea ka shënuar fitore në udhëtim te Tottenham, në kuadër të xhiros së 10-të në Ligën Premier.

“Blutë” i arkëtuan pikët e plota me një triumf 0-1, sfidë që mysafirët me plot meritë i fituan pikët e plota.

Tottenham e nisi më mirë duke rrezikuar me Pedro Porron, por që nuk arriti ta finalizonte.

Ishte Joao Pedro që përfitoi nga një gabim amator në mbrojtjen vendase për të kaluar Chelsean në epërsi (34’).

Pedro kishte një tjetër rast të artë për ta dyfishuar epërsinë, mirëpo portieri bëri një pritje mahnitëse për t’ia mohuar golin.

Chelsea ishte më kërkuese gjatë tërë lojës, ku krijuan edhe disa aksione të rrezikshme por që assesi s’i finalizuan.

Rasti i vetëm i Tottenhamit ndoshta në pjesën e dytë ishte përmes Mohammed Kudus, por goditja e tij nuk e befasoi Robert Sanchezin.

Chelsea pas këtij triumfi zë pozitën e katërt me 17 pikë, aq sa ka Tottenham në vendin e tretë./Telegrafi/