Please enter at least 3 characters.

Chelsea dhe Broja do të nënshkruajnë kontratë të re, shqiptari do të jetë për pesë vite te klubi londinez

2021/07/Broja-Chelsea-1024x682-1.jpg

Chelsea do t’i ofrojë një kontratë të re Armando Brojës për pesë vite, pasi kaloi një sezon shumë të mirë në huazim te Vitesse.

Pasi marrëveshja e re do të jetë pesë vjeçare, që do të thotë se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare do të ketë një shans të artë për t’u konfirmuar në ekipin e parë të Bluve të Londrës.

Broja është një nga talentët e shumtë të formuar në akademinë e Chelseat dhe përvoja e fituar te Vitesse ku realizoi 10 gola në 30 paraqitje sezonin e kaluar, ka qenë vendimtare për qëndrimin e tij në Londër.

Chelsea, gjatë ditëve të ardhshme, pritet të bëjë njoftimin për zgjatjen e kontratës me shqiptarin.

Broja vlerësohet shumë nga trajneri Thomas Tuchel, i cili do t’i japë shansin për të qenë pjesë e ekipit të parë.

Sot Broja ka luajtur për Chelsean në ndeshjen miqësore që e zhvilluan ndaj Peterborough United ku fituan 6-1, duke e shënuar edhe një gol. /Telegrafi/