Please enter at least 3 characters.

Cavani objektivi i Atleticos për të zëvendësuar Griezmannin

2018/05/Edinson-Cavani-e1525735351761.jpg
160:"during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Paris Saint-Germain and Real Madrid at Parc des Princes on March 6, 2018 in Paris, France.
15:"Matthias Hangst

Me faktin se Antoine Griezmann do të largohet drejt Barcelonë në fund të sezonit duket se është pajtuar edhe Atletico Mardiri.

Sipas Mundo Deportivos, tashmë klubi nga kryeqyteti spanjoll ka filluar të mendojë edhe për zëvendësuesit e francezit.

Emri i fundit është Edinson Cavani i Paris Saint Germanit, një emër i njohur për futbollin evropian.

(Foto: Getty Images)

Çmimi i uruguaianit me siguri që do të jetë më i ultë se 100 milionë euro, shifër që Atletico pritet ta përfitojë nga shitja e Griezmann.

Por, konkurrenca për 31-vjeçarin nuk pritet të jetë e vogël pasi për atë kanë shfaqur vazhdimit interesim edhe skuadrat angleze.

Cavani këtë sezon ka shënuar 39 gola në 47 paraqite në të gjitha garat.

Në të kaluarën ka qenë pjesë e Napolit dhe Palermos në Serie A. /Telegrafi/