Please enter at least 3 characters.

Carovska: Edhe në kushte pandemie kemi organizuar mësim të suksesshëm

2018/09/mila-carovska.png

"Kemi treguar se edhe në kushte të jashtëzakonshme mund të organizojmë mësim të suksesshëm dhe për një periudhë të shkurtë ta vendosim mësimin nga distanca. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme, pasi çdo kohë e humbur në mësimin dhe zhvillimin e fëmijëve ka pasoja të pa imagjinueshme".

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila mori pjesë në mbledhjen ndërkombëtare të ministrave të arsimit nga vendet e Evropës Juglindore, ku nikoqir ka qenë Turqia.

Carovska tha se për momentin mbi 90 përqind e nxënësve e ndjekin me sukses mësimin online, ndërsa pa probleme zhvillohet edhe mësimi me prezencë fizike.

Ajo gjithashtu tha se periudha e pandemisë ka qenë test për sistemin arsimor, por edhe mundësi për transformim, me qëllim që nxënësit të marrin dije dhe aftësi.

"Përveç dixhitalizimit dhe investimeve për qasje në infrastrukturën e IT, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e angazhuar fuqimisht për të investuar në zhvillimin e aftësive të mësuesve, si faktori më i rëndësishëm për cilësinë e mësimdhënies", tha Carovska./Telegrafi/