Please enter at least 3 characters.

Cardi B zmadhon të pasmet: Ishte sikur të lindja fëmijë

2019/05/c1.jpg
216:"LOS ANGELES, CA - MAY 09: Cardi B performs onstage as Fashion Nova Presents: Party With Cardi at Hollywood Palladium on May 9, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Jerritt Clark/Getty Images for Fashion Nova)
29:"Getty Images for Fashion Nova

Rap-artistja me famë botërore, Cardi B, njihet për paraqitjet e saj atraktive dhe ekstravagante nëpër shfaqje të ndryshme.

Së fundmi, ajo nuk ka hezituar të tregojë hapur se ka kryer edhe ndërhyrje në trupin e saj.

Bëhet fjalë për të pasmet të cilat ajo i ka zmadhuar, gjersa e ka quajtur këtë një proces mjaft të dhimbshëm.

Këngëtarja e hitit "Bodak Yellow" është shprehur se dhimbja për të zmadhuar të pasmet është e ngjashme me atë të lindjes.

Ajo përndryshe e ka provuar edhe ndjenjën e mëmësisë, pasi në korrik të vitit 2018 është bërë nënë për herë të parë e një vajze. /Telegrafi/