Candreva dështon të shënojë me 'panenka' ndaj PSG-së, bëhet hit në rrjetet sociale
Antonio Candreva ka dështuar të shënojë penalltinë në ndeshjen miqësore ndaj Paris Saint-Germain të zhvilluar në Kinë.
Interi ka fituar ndaj PSG-së në një miqësore të zhvilluar gjatë ditës së sotme.
Fitorja e Nerazzurrëve erdhi vetëm falë penalltive, pasi loja e rregullt përfundoi baras 1-1.
Skuadra e Antonio Contes u tregua më e saktë se ajo e Thomas Tuchel, pasi shënuan gjashtë nga shtatë penalltitë e ekzekutuara.
Megjithatë, italiani Candreva nuk arriti të konkretizojë penalltinë e tij, e cila ishte e pesta sipas radhës.
Candreva tentoi të shënojë në stilin 'panenka', por goditja e tij përfundoi në transversale.
Dështimi i italianit ka bërë tifozët e Interit të bëjnë shaka në rrjetet sociale, pasi Candreva nuk është njëri nga të preferuarit e tyre. /Telegrafi/
https://twitter.com/Sho_Meeks/status/1155111496898269184


