Please enter at least 3 characters.

Calvin Harris vjen për herë të parë në Kosovë në festivalin "Sunny Hill"

2019/06/GettyImages-1131029830-e1561358072563.jpg
221:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: Dua Lipa and Calvin Harris accept the British Single award during The BRIT Awards 2019 held at The O2 Arena on February 20, 2019 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)
12:"Getty Images

Festivali "Sunny Hill" edhe këtë vit do t'i dhurojë tri net fantastike në datat 2, 3 dhe 4 gusht.

Tashmë veç janë konfirmuar disa nga emrat pjesëmarrës këtë vit, e në mesin e tyre është bërë e ditur se do jetë edhe këngëtari dhe producenti skocez, Calvin Harris.

Ka qenë këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ajo e cila e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Harris përmes një videoje të publikuar në Instagramin e saj.

"Shumë e emocionuar të ju prezantoj Calvin Harris këtë vit në Prishtinë, Kosovë me 2,3 dhe 4 gusht. Ky vit është i çmendur dhe i jam shumë falënderuese për të gjithë miqtë e mi që po vijnë në Kosovë, që po e bëjnë këtë të mundur, duke na mbështetur neve dhe të rinjtë e Kosovës për një të ardhme të ndritur së bashku. Numëroni ditët që tani", shkruan mes tjerash 23-vjeçarja.

Theksojmë që Calvin Harris është autor i shumë hiteve, përfshirë edhe atë me Dua Lipën, 'One Kiss', që ka mbledhur mbi 550 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/