“Bunjaku ka nevojë për syze”
05/09/2014
“Grumbullimi i Ujkanit dhe Mushicës është në rregull, por nuk e di se çfarë ka bërë Bunjaku me dy portierët tjerë. Ai i Lirisë është në Ligë të Parë, nuk e di a e din Bunjaku që ka portierë edhe në Superligë”.
“Unë jam grumbulluar gjithmonë nga të gjitha gjeneratat e përfaqësueses, e aty janë edhe Valmir Bytyqi, Enis Manxholli apo Artan Latifi. Bunjaku ka nevojë për syze”, ka deklaruar Sadiku për gazetën Arena. Ju kujtojmë që katër portierët në listën e Bunjakut janë Samir Ujkani, Kushtrim Mushica, Ilir Avdyli e Betim Berisha. /Telegrafi/


