Please enter at least 3 characters.

Bujar Osmani sot viziton KSHZ-në

2019/11/Bujar-Osmani-me-llogo-4.jpg

Delegacioni i Sekretariatit për Çështje Evropiane e udhëhequr nga zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do të takohet me delegacionin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e udhëhequr nga kryetari Oliver Derkoski.

Nga kabineti i SÇE-së njoftojnë se takimi do të mbahet në hapësirat e KSHZ-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo vizitë është vizita e parë nga seria e vizitave të zëvendëskryeministrit Osmani në institucionet që zbatojnë zgjedhje, me qëllim të realizimit të mbajtjeve të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, e që është pjesë e agjednës evropiane./Telegrafi/