Please enter at least 3 characters.

BREZAT

Ana Peréz Cañamares

Poezi nga: Ana Peréz Cañamares
Përktheu: Maksim Rakipaj

Kur po vdiste, nëna ime, tha: “Nënë, eja tek unë”,
ndërsa më vështronte pa më parë;
I thashë: “Ma, mos më ik”
duke përqafuar trupin e saj të rrëgjuar
mbështjellë me panoline që kundërmonin pudër;
Ime bijë tha: “Mos qaj, ma”
dhe më ledhatonte kryet duke më ngushëlluar.

Kur më vdiq nëna, brenda pak sekondash
s’e kishim fort të qartë çka na lidhte.
S’e dinim kush shkoi
dhe kush mbeti
dhe në cilin çast të jetës sonë
ishim duke jetuar
apo duke vdekur.