Please enter at least 3 characters.

BP Home Investment LLC - tatimpaguesi, punëdhënesi, dhe eksportuesi i vitit 2024 në Kosovë

2024/12/1-78-e1733599397927.jpg

Grupi "BP Home Investment LLC" është vlerësuar me tri çmime të rëndësishme nga Oda Ekonomike e Kosovës, duke u shpallur:

-Tatimpaguesi i Vitit 2024-Eksportuesi i Vitit 2024-Punëdhënësi i Vitit 2024

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt të premten në praninë e qindra përfaqësuesve të bizneseve të njohura nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Në ngjarje morën pjesë edhe përfaqësues të ambasadave të huaja, duke e shndërruar këtë event në një pikë kyçe për rrjetëzimin dhe vlerësimin e arritjeve ekonomike.

Në fjalimin e tij, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të bizneseve vendore në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai theksoi rëndësinë e tatimpaguesve dhe eksportuesve në promovimin e Kosovës si një destinacion ekonomik konkurrues në rajon.

Ky vlerësim për BP Home Investment LLC nënvizon rolin e saj të rëndësishëm në sektorin ekonomik të Kosovës dhe një model frymëzimi për bizneset e tjera.