Please enter at least 3 characters.

Boks: Povetkin-Takam, nokauti i vitit 2014 (Video)

2016/01/boks-povetkin-takam-nokauti-i-vitit-2014-video_hd.jpg

Povetkin (28 fitore, 1 disfatë, 20 me nokaut), fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 2004, ka bërë një rikthim në boks vitin e kaluar.

Ai fillimisht mposhti Manuel Charr para se të rikthehet në ring ndaj Takam (30 fitore, 2 disfata, 1 barazim, 23 me nokaut), i cili ishte i pamposhtur që nga viti 2009.

Povetkin bëri disa goditje të fuqishme ndaj Takam, me momentin kulmor që erdhi në rundin e 10-të, kur ai e goditi kundërshtarin me të djathtën për ta rrëzuar në tokë. Gjyqtari mundi të numërojë edhe deri në 100, para se Takam të çohet në këmbë me ndihmën e të tjerëve.

Povetkin kështu e mbyll vitin në mënyrën më të mirë në karrierë, që ishte fitorja më e mirë që nga viti 2008 (ndaj Eddie Chambers) dhe që zgjidhet si nokauti më i mirë i vitit

I dyti në listën e nokaut-eve të vitit që kaloi është ai në mes dy amerikanëve, Amir Mansour dhe Fred Kassi, me të parin që e rrëzoi për tokë rivalin e tij në rundin e 7-të. /Telegrafi/