Please enter at least 3 characters.

Blero i ashpër ndaj Edona Jamesit: Sikur që të kam mbështetur, do të të nxjerrë nga shtëpia

2023/12/collage-11-scaled.jpg

Blero dhe Edona James së fundmi kanë pasur një debat të ashpër mes tyre në Big Brother VIP Kosova 2.

Ishte Edona ajo që fillimisht i tha Bleros se do ta nxjerr jashtë shtëpisë, madje duke e quajtur manipulues.

“Besën po ta dha se ke me i kapë kuferat vet dhe ke me dalë. Kam me të bë horë, u kry më me ty”, i tha Edona.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ndërsa, nuk mungoi as një kundërpërgjigje nga ana e Bleros, i cili i tha se ndonëse e ka mbështetur në fillimi tani do ta ‘nxjerr jashtë shtëpisë’.

“Kam me të nxjerrë jashtë, ashtu sikur që të kam mbështetë edhe kam me të nxjerrë”, i tha Blero.

Kujtojmë që në ditët e para të BBVK, Blero dhe Edona James kishin krijuar një raport të afër me njëri-tjetrin, madje këngëtari e quante motër. /Telegrafi/