Please enter at least 3 characters.

Bimbimma paralajmëron këngën e re, publikon videon e shkurtër

2018/07/nrbim_33347322_174843616531689_3129751645076848640_n.jpg

Ai gjatë javës e kaluar u bë për herë të parë baba i një djali që e ka pagëzuar me emrin Gegë.

Por, duket se reperi nuk ka kohë që të ndalet dhe ka filluar të punojë për këngën më të re.

Bëhet fjalë për Burim Kursanin, i njohur më mirë si Bimbimma, i cili ka zbuluar edhe emrin e projektit të ri.

“MKV (Mirë se vini në Kosovë)”, titullohet krijimtaria më e re e artistit që kësaj radhe do të bashkëpunojë me Taste 2.

Gjatë këtij viti Burimi ka qenë mjaftë aktiv me sjelljen e videoklipeve, ku të fundit ka pasur bashkëpunime me Arianitin, “1 ka 1” si dhe bashkëpunimin me Cyanide “Jeta e shkurtë”.

Ndryshe, këngëtari gjatë kësaj sezone verore është mjaft i angazhuar me koncerte të ndryshme. /Telegrafi/