Please enter at least 3 characters.

Billie Eilish shkruan historinë në “Grammy Awards 2020” duke fituar katër çmimet kryesore

2020/01/GettyImages-1202198318-e1580149720428.jpg
481:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 26: Billie Eilish, winner of Record of the Year for "Bad Guy", Album of the Year for "when we all fall asleep, where do we go?", Song of the Year for "Bad Guy", Best New Artist and Best Pop Vocal Album for "when we all fall asleep, where do we go?", poses in the press room during the 62nd Annual GRAMMY Awards at STAPLES Center on January 26, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Duket se festa sapo ka filluar për 18-vjeçaren Billie Eilish.

Këngëtarja të dielën rrëmbeu katër çmimet më të mëdha në "Grammy Awards", për albumin e vitit, këngën më të mirë, për regjistrimin dhe realizimin më të mirë të këngës, pa harrur edhe shpërblimin për artisten më të mirë.

Gjithashtu, e njëjta e ka fituar edhe çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” për albumin e saj debutues “When We All Fall Asleep, Where Do We Go” që është incizuar në shtëpinë ku ajo është rrritur në Los Angeles.

Billie Eilish (Foto: Emma McIntyre/Getty Images for The Recording Academy)

Eilish është interpretuesja më e re që ka fituar ndonjëherë albumin e vitit, ndërsa e sfidoi edhe këngëtaren Taylor Swift, pasi kjo e fundit fitoi për albumin më të mirë "Fearless" në moshën 20-vjeçe.

Të nominuarit për albumin e vitit ishin: Bon Iver ("I, I"), Lana Del Rey ("Norman F***ing Rockwell"), Eilish ("When We All Fall Asleep Where Do We Go"), Ariana Grande ("Thank U, Next"), H.E.R. ("I Used to Know Her"), Lil Nas X ("7"), Lizzo ("Cuz I Love You") and Vampire Weekend ("Father of the Bride").

Teksa pranoi çmimin për albumin e vitit, Eilish dukej vërtet e tronditur.

"A mund të them vetëm se mendoj se Ariana e meriton këtë?", tha ajo.

Billie Eilish (Foto: Amy Sussman/Getty Images for Universal Music Group)

Eilish po ashtu u bë femra e parë dhe personi i dytë që fitoi rekordin e vitit, albumin e vitit, këngën e vitit dhe artisten e re më të mirë në të njëjtin vit.

Artisti i parë që e bëri këtë ishte Christopher Cross në 1981.

Adele gjithashtu ka fituar të katër trofetë, por e bëri këtë përgjatë tre viteve. /Telegrafi/

Billie Eilish (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images for The Recording Academy)