Please enter at least 3 characters.

Billie Eilish kaplohet nga emocionet në skenë pasi ftohet nga Justin Bieber gjatë performancës së tij në Coachella

Interneti u mbush me video të panumërta nga performanca e Justin Bieber në Coachella mbrëmë të këngës One Less Lonely Girl.

Artisti i njohur kanadez ftoi në skenë këngëtaren Billie Eilish për t’i dedikuar asaj këngën e tij të mirënjohur.

Sipas videove të shpërndara onlajn, këngëtarja e “Birds of a Feather” u ngjit në skenë duke u zvarritur, e kapluar nga emocionet e mëdha, derisa publiku nuk mund ta besonin se Billie u ngjit në skenën e Bieber.


Artisti erdhi për ta ndihmuar derisa Billie ishte në tokë, ai e përcolli deri tek karrigia derisa i dhuroi përqafime të shumta.

Kjo është performanca e dytë e Bieber në Coachella, duke performuar po ashtu edhe në fundjavën e kaluar.