Please enter at least 3 characters.

Big Mama shtyn dasmën

2017/07/big-mama.jpg

Kishim menduar se të gjithë këngëtarët, aktorët apo personazhet e njohura do t’i jepnin fund beqarisë në muajin shtator, por qenkemi gabuar.

Pas Besit e Xhensilës, Marinës e Getoarit, një tjetër emër i njohur që u konfirmua se do të mbajë dasmën këtë muaj ishte dhe këngëtarja shqiptare Big Mamma.

Epo, duket se gjërat nuk kanë ecur ashtu siç priteshin dhe e kanë detyruar Big-un të ndryshojë datën e martesës. Burime pranë këngëtares kanë treguar për mediat se këngëtarja e ka shtyrë dasmën për disa muaj, por një gjë është e sigurt: dasma do të mbahet brenda vitit.

Besojmë se Big-u po planifikon një dasmë aq të madhe sa i duhen muaj ta organizojë.