Please enter at least 3 characters.

Bie blloku B1, KESCO rrit sasinë e importit

2017/02/13E9F177-79F3-4E60-9987-31789914C180_w987_r1_s-e1486649266316.jpg

KESCO është njoftuar nga KEK-u në ora 13:51 se ka rënë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar njësia B1 e Termocentralit “Kosova B”, i cili gjatë ditëve të fundit edhe ashtu kishte punuar me kapacitet të reduktuar. Rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të rreth 200 Megavatë/orë energji elektrike, gjë që vështirëson furnizimin me energji elektrike.

“KESCO për momentin, sipas planit është duke importuar rreth 200 MW , por kjo sasi është e pamjaftueshme të mbulojë tërë kërkesën sidomos tani pas rënies së bllokut B1. KESCO menjë herë ka nisur procedurat e importit shtesë për te mbuluar hendekun e krijuar. Blloku B1 pritet të kthehet në sistem të shtunën në ora 00:00”.

KESCO falënderon konsumatorët për mirëkuptim dhe mbetet e përkushtuar për të bërë maksimumin për të tejkaluar këtë situate. /Telegrafi/