Please enter at least 3 characters.

Beyonce konfirmon zyrtarisht turneun "On The Run Tour 2" me Jay Z

2018/03/jay-z-beyonce--e1521619487663.jpg
231:"CHICAGO, IL - JULY 24: Jay-Z (L) and Beyonce perform onstage during the "On The Run Tour: Beyonce And Jay-Z" at Soldier Field on July 24, 2014 in Chicago, Illinois. (Photo by Larry Busacca/PW/WireImage for Parkwood Entertainment)
32:"WireImage for Parkwood Entertain

Beyonce sapo është siguruar që sërish të gjithë në internet të flasin për të pasi ka konfirmuar edhe zyrtarisht turneun botëror "On The Run Tour II" me Jay Z.

Mbretëresha e pop muzikës ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të konfirmuar turneun me bashkëshortin e saj.

Ajo e konfirmoi turneun me një klip bardh e zi që shfaqë dashurinë e madhe që mbretëresha ka për reperin.

Duke filluar nga e mërkurja e 6 qershorit, çifti do të ndalet në plot 15 qytete përreth Britanisë së Madhe dhe Evropës, e 21 qytete tjera të Amerikës së Veriut.

Në verën e vitit 2014, Beyonce dhe Jay Z performuan gjasht ëjavë dhe arritën që të shesin biletat e të gjitha koncerteve.

Turneu u mbyll me dy koncerte ndërkombëtare në Paris ku u xhirua edhe një video nga rrjeti televiziv HBO që mori edhe nominim Emmy.

Shitja e biletave fillon nga 14 marsi në ora 10:00. /Telegrafi/