Bersant Celina shënon gol në barazimin e AIK
13/04/2026
Bersant Celina ka gjetur rrugën e golit në barazimin 2-2 të AIK ndaj IF Brommapojkarna, në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit.
Mesfushori realizoi në minutën e 59-të për epërsinë 1-0, por mysafirët arritën të rikthehen dhe ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 2-2.
Celina ishte ndër më të mirët në fushë dhe u aktivizua deri në minutën e 74-t.
🇽🇰🇸🇪 Bersant Celina with his first league goal of the new @AllsvenskanSE season, as he gives @AIKfotboll the lead against @bpfotboll 🧙🌟 pic.twitter.com/3YriyBLUY8
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) April 13, 2026
AIK-u, pas fitores 2-1 në xhiron e parë, tashmë ka katër pikë në dy ndeshje.
Celina numëron 36 paraqitje dhe një gol me Kombëtaren e Kosovës, por nuk është ftuar prej një kohe në ekipin përfaqësues. /Telegrafi/


