Please enter at least 3 characters.

Bernard Berisha lider i vërtet te Akhmat Grozny, gol dhe asistim në fitore

2023/04/339318194_1777025719360710_493193730094361575_n-e1680976371470.jpg

Bernard Berisha ka qenë vendimtar në fitoren e Akhmat Groznyt ndaj Ural me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të elitës së futbollit rus.

Kapiteni i Akhmat, Berisha shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në fitore.

Berisha fillimisht asistoi në golin e minutës së katërt për rezultatin 1-0, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Sulmuesi anësor shënoi në minutën e 57-të për 2-0, duke i dhënë vulën takimit.

Pas golit Berisha u zëvendësua në minutën e 63-të, por në fund u shpall lojtar i ndeshjes.

Akhmat Grozny zë vendin e pestë me 36 pikë në Superligën e Rusisë./Telegrafi/