Please enter at least 3 characters.

Berisha shënon përsëri në Australi (Video)

2016/12/besart-berisha-melbourne-victory-v-shanghai-sipg-afc-champions-league-24022016_1fxjki3ddxujo1xbuqdf2n24ou.jpg

Besart Berisha ka vazhduar me shënimin e golave në kampionatin australian.

Sulmuesi kosovar edhe njëherë ka shpëtuar skuadrën e tij Melbourne Victory nga humbja.

Victory po humbiste në shtëpi me rezultat 0-1 nga Perth Glory, ndërsa Berisha arriti ta barazoi rezultat në minutën e 41-të.

Marco Rojas ishte asistues tek goli i prishtinasit i cili shënoi nga afërsia.

Goli ndaj Perth Glory ishte i pesti këtë edicion për Besart Berishën.

Pas tetë javëve në elitën e futbollit australian, Melbourne Victory ndodhet në pozitën e tretë në tabelë me 14 pikë të tubuara, gjashtë më pak se lideri Sydney. /Telegrafi/