Please enter at least 3 characters.

Berisha flet pas debutimit në Serie A me Torinon: I lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre

2022/03/GetPaidStock.com-6225d7803c782.jpg
245:"Photo Spada/LaPresse March 06 , 2022 - Bologna ,Italy Soccer Bologna vs Torino - Italian Serie A Football Championship 2021/2022 - Dall ara Stadium In the photo:: Etrit Berisha Torino FC PUBLICATIONxNOTxINxITAxFRAxCHN Copyright: xSpada/LaPressex
14:"IMAGO/LaPresse

Etrit Berisha ka debutuar në Serie A me fanellën e Torinos.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë ka qëndruar në fushë për gjatë 90 minutave në barazimin e Torinos në udhëtim te Bologna.

Paraqitja e Berishës është vlerësuar lartë në mediat italiane, me portierin prishtinas që mbajti portën e paprekur.

32-vjeçari bëri disa pritje fantastike duke i treguar edhe trajnerit kroat Juric se meriton fanellën e titullarit.

"Bëmë ndeshje që duhej ta bënim, po që fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim gol. Në fund duhet të pranojmë pikën e fituar dhe të shohim përpara, ka akoma edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar", tha Berisha.

Ai foli edhe për paraqitjen e tij duke thënë se është i lumtur që është pjesë e Torinos.

"Jemi 25 futbollistë që luftojmë gjithmonë, në fushë u mundova që ta ndihmoj skuadrën dhe të jem gati. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre", u shpreh portieri prishtinas. /Telegrafi/