Please enter at least 3 characters.

Berisha, Drazeni kosovar që mahniti Cibonën (Foto)

2016/01/berisha-drazeni-kosovar-q-euml-mahniti-cibon-euml-n-foto_hd.jpg

Edhe pse ndeshja që u zhvillua sonte ishte revyale dhe me qëllim të themelimit të bashkëpunimit mes këtyre dy klubeve, në parket u zhvillua një betejë e fortë mes lojtarëve të të dyja ekipeve.

Për kroatët, Dardan Berisha ishte thjeshtë i pakapshëm, teksa i bombardoi ata me 6 trepikësha dhe tregoi cilësitë e tij me asistime, vjedhje topash, e gjithashtu edhe me një bllokadë ndaj lojtarit më të mirë të Cibonës, Jarrel Blasingame.

Berisha e përmbylli këtë takim me 32 pikë, dhe sipas burimeve të Telegrafit, ai i ka lënë përshtypje të mëdha kryetarit të klubit të Cibonës, Aca Petrovic, i cili është vëllau i legjendës së basketbollit Drazen Petrovic. /Telegrafi/