Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha publikon një video duke bërë lëvizje provokuese në rrjetet sociale

2018/10/bebe1.jpg
214:"SANTA MONICA, CA - OCTOBER 11: Bebe Rexha attends the City of Hope Spirit of Life Gala 2018 at Barker Hangar on October 11, 2018 in Santa Monica, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for City of Hope)
29:"Getty Images for City of Hope

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë një nga emrat mjaft të përfolur në media dhe rrjete sociale.

Ajo është e ndjekur nga mbi gjashtë milionë njerëz në Instagram, rrjet në të cilin shpesh publikon imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare vendosi t'i përshëndesë fansat e saj me një video mjaft 'të nxehtë', ku shfaqet duke bërë lëvizje provokuese.

Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), vë në pah këmbët e saj atraktive, ndërsa rrëmben vazhdimisht vëmendjen me lëvizjet e saj.

"Kur party ka mbaruar, por ju ende vazhdoni", ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, ku shfaqet duke kërcyer.

Mesa duket, këngëtarja ka pasur rastin që të shijojë një natë të mirë me shoqërinë, nga ku ka ngelur mjaft e ngazëllyer.

Aktualisht, Bebe Rexha ende po shijon suksesin e albumit të saj të fundit "Expectations", nga ku dolën shumë hite si: "I'm a mess", "Self Control", "Knees" etj. /Telegrafi/