Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha paralajmëron publikimin e klipit të ri "One In A Million" me skena mjaft provokuese

2023/09/rexi-e1695496443215.jpg
201:"NEWARK, NEW JERSEY - SEPTEMBER 12: Bebe Rexha attends the 2023 MTV Video Music Awards at Prudential Center on September 12, 2023 in Newark, New Jersey. (Photo by Eugene Gologursky/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të mbetet tejet aktive në muzikë.

Ajo këtë vit solli në treg një album të vetë-titulluar, "Bebe", teksa përfundoi edhe dy turne, një në Evropë e tjetri në ShBA.

E duket se krahas gjithë këtyre angazhimeve, Rexha nuk po ndalet së punuari.

Kjo pasi ajo ka paralajmëruar se të martën do të publikojë klipin e saj më të ri, "One In A Million" - këngë e cila është publikuar muajin e kaluar.

Në një video të shkurtër të hedhur në Instagram, 34-vjeçarja shfaqi pak sekuenca të klipit të ri, i cili ngha pamjet e para duket të jetë me disa skena mjaft provokuese.

"Klipi i këngës 'One In A Million' me David Guettan vjen së shpejti. Faleminderit që i keni dhënë 'One In A Million" kaq shumë dashuri", shkroi artistja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e videos.

Bebe Rexha përndryshe pas përfundimit të turneut "Best F*n Night Of My Life" në Evropë dhe ShBA, po përgatiet që të njëjtin ta vazhdojë në kontinentin aziatik dhe atë australian. /Telegrafi/