Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha nis turneun e koncerteve me "Jonas Brothers"

2019/08/GettyImages-1156184566-e1565194864803.jpg
244:"WANTAGH, NEW YORK - JUNE 15: Bebe Rexha performs onstage during 2019 103.5 KTU KTUphoria presented by Pepsi at Northwell Health at Jones Beach Theater on June 15, 2019 in Wantagh, New York. (Photo by Bryan Bedder/Getty Images for iHeartRadio )
28:"Getty Images for iHeartRadio

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është mjaft e pëlqyer dhe tashmë numëron fansa gjithandej.

Biondja muaj më parë ka njoftuar fansat se do të pjesë e një numri të madh të koncerteve të grupit “Jonas Brothers”, ku nisin që nga sot e deri në tetor.

Ajo është e lumtur për këtë, derisa prezanton dukjen e saj për koncertin e parë në Miami, Florida.

"Gati për koncertin e parë të turneut. Të shkojmë Miami", ka shkruar Bebe krahas këtij imazhi.

"Harder" është videoja e fundit e këngëtares shqiptare që deri më tani është shikuar pesë milionë herë në platformën YouTube.

Gjithashtu, artistja Rexha së fundmi u bë pjesë e kampanjës "Love your self", me anë të së cilës përçon një mesazh për të gjitha femrat duke thënë se "Çdo trup është i bukur", pasi vazhdon të kritikohet për peshën e saj. /Telegrafi/