Bayerni kontakton Ancelottin
21/10/2015
Ish-trajneri i Barcelonës kërkohet nga disa top-klube evropiane, dhe duket se tekniku spanjoll ka vendosur të largohet nga “Alianz Arena”, transmeton KosovaPress.
Sipas mediave gjermane, tashmë “Bavarezët” janë duke menduar për pasardhësin e Guardiolas.
Thuhet se trajneri italian Carlo Ancelotti, i cili se fundmi drejtojë Real Madridin, është njeriu me i mundshëm për të marr kreun e bankinës së gjigantit gjerman.
Madje, siç raportojnë mediat e huaja, tashmë Giovanni Branchini, agjenti i njohur i futbollit, është kontaktuar nga Bayerni për të shikuar mundësinë që Ancelotti të marrë drejtimin e skuadrës gjermane nga sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/


