Please enter at least 3 characters.

Bayerni fiton thellë te Hannoveri

2018/04/Lewandowski-Muller.jpg
319:"WOLFSBURG, GERMANY - APRIL 29: Robert Lewandowski of Bayern Muenchen (L) celebrates the second goal with Thomas Mueller of Bayern Muenchen during the Bundesliga match between VfL Wolfsburg and Bayern Muenchen at Volkswagen Arena on April 29, 2017 in Wolfsburg, Germany. (Photo by Christof Koepsel/Getty Images for MAN)
16:"Christof Koepsel

Bayern Munich ka fituar në udhëtim me rezultat të thellë 3-0 ndaj Hannoverit.

Bavarezët kanë vazhduar me fitore në Bundesliga edhe përkundër shpalljes kampion për këtë sezon.

Skuadra e Jupp Heynckes ka dominuar Hannoverin në ndeshjen e vlefshme për javën e 31- të kampionatit gjerman.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat pak rrezikuan portierët dhe asnjëra nuk arriti ta gjej golin.

Në pjesën e dytë, mysafirët bavarez dominuan duke gjetur edhe golin 0-1 me anë të Thomas Muller (57'), i cili shënoi pas asistimit të Juan Bernat.

Në minutën e 73-të në skenë doli Roberto Lewandowski që shënoi për 0-2, ndërsa Sebastian Rudy (89') vulosi rezultat përfundimtar 0-3.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka plot 78 pikë në vendin e parë, ndërsa Hannoveri në pozitën e 13-të me 36 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët e presin Eintracht Frankfurtin, ndërsa Hannoveri udhëton te Hoffenheimi. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6i6sru

https://www.dailymotion.com/video/x6i6szi

https://www.dailymotion.com/video/x6i6tcd