Please enter at least 3 characters.

Bayerni dëshiron rikthimin e Douglas Costas, trajneri merr miratimin nga lojtarët

2020/01/Douglas-Costa.jpg
232:"TURIN, ITALY - JANUARY 15: Douglas Costa of Juventus FC celebrate a goal during the Coppa Italia match between Juventus and Udinese Calcio at Allianz Stadium on January 15, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Stefano Guidi/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munich thuhet se është i interesuar të rikthejë Douglas Costa të Juventusit në skuadër.

Bavarezët kanë nevojë për anësor të sulmit pas dëmtimeve afatgjata të Serge Gnabry dhe Kingsley Coman.

Costa i Juventusit është i preferuari i gjermanëve, pasi braziliani ka qenë jashtë formacionit te Juventusi këtë sezon.

Sipas gazetës gjermane Bild, kampionët serik të Bundesligës dëshirojnë ta marrin brazilianin si huazim për pjesën e mbetur të sezonit.

Trajneri Hansi Flick thuhet se u konsultua me senatorët e ekipit të Bayernit, që raportohet të jenë Manuel Neuer, Thomas Muller, Robert Lewandowski dhe Joshua Kimmich, për mendimin e tyre mbi 29-vjeçarin.

Costa u largua nga Bayerni te Juve në verën e vitit 2017, me Presidentin e atëhershëm Uli Hoeness që thoshte që lojtari 'kërkonte më shumë para'.

Maurizio Sarri dihet se është një admirues i Costas, prandaj mbetet të shihet nëse kampionët italianë do ta lënë të shkojë këtë muaj. /Telegrafi/