Please enter at least 3 characters.

Bayerni barazon me Nurnbergun, një rezultat që nuk i konvenon asnjërit ekip

2019/04/Kingsley-Coman-1-e1556474266479.jpg
263:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 19: Kingsley Coman of Bayern Munchen during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Liverpool and FC Bayern Muenchen at Anfield on February 19, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munichu nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Nurnbergut në Bundesliga.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë, por vendasit befasuan me vendosjen e mirë në fushë.

Rastin e parë në ndeshje e kroi David Alava në minutën e 24, por portieri Christian Mathenia bëri një pritje të mirë dhe në minutat në vazhdim nuk kishte ndonjë rast për gol dhe me rezultat 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Nurnbergu e filloi pjesën e dytë mjaft mirë, fillimisht rrezikuan me Eduard Lowen (48') dhe pastaj shënuan me Matheus Pereiran. Bayerni mori prapë lojën në duar dhe barazoi rezultatin me Serge Gnabry në minutën e 75-të.

Në minutat shtesë të ndeshjes Tim Leibold dështoi të shënoi për vendasit nga pika e bardhë dhe me rezultatin 1-1 çdo gjë mori fund.

Pas këtij barazimi Bayerni vazhdon në pozitën e parë me 71 pikë, dy më pak se Dormundi, ndërsa Nurnbergu në vendin e 17-të, me 19 pikë, pesë më pak se Stuttgarti. /Telegrafi/