Please enter at least 3 characters.

Bayern Munich bën një hap të madh drejt titullit – mposht Borussia Dortmundin dhe largohet shtatë pikë

2020/05/GettyImages-1215229258.jpg
314:"DORTMUND, GERMANY - MAY 26: Joshua Kimmich of Bayern Munich celebrates with his team mates after scoring his team's first goal during the Bundesliga match between Borussia Dortmund and FC Bayern Muenchen at Signal Iduna Park on May 26, 2020 in Dortmund, Germany. (Photo by Federico Gambarini/Pool via Getty Images)
32:"Federico Gambarini/Pool via Gett

Bayern Munich ka fituar si mysafirë i Borussia Dormundit me rezultat 1-0 për të mbetur lider me shtatë pikë epërsi ndaj ndjekësit të parë.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku nuk munguan rastet nga të dyja palët.

Erling Haaland kishte rast të mirë, ndërsa pas tij edhe Raphael Guerreiro, por që nuk arritën të jenë të saktë.

Kingsley Coman e Mahmoud Dahoud (Foto: Federico Gambarini/Pool via Getty Images)

Gnarby u kundërpërgjigj me një rast, por as ai nuk ishte i saktë.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në skenë doli Joshua Kimmich që shënoi një gol shumë të bukur me parabolë, pasi Roman Burki kishte lëshuar paksa portën (1-0).

Goli u shënuan në fundin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e 43-të.

Momenti i golit (Foto: Federico Gambarini/Pool via Getty Images)

Leon Goretzka e nisi pjesën e dytë me një rast, ndërsa në anën tjetër ishte Haaland që rrezikoi në minutën e 59-të.

Deri në fund Dahoud rrezikoi bukur, por edhe më bukur priti Manuel Neuer.

Pamje nga ndeshja (Foto" Federico Gambarini/Pool via Getty Images)

Me këtë fitore Bayern Munich kaloi në kuotën e 64 pikëve, ndërsa Dortmund me 57 mbetet në pjesën e dytë.

/Telegrafi/