Bashkia e Shkupit ndanë tre milionë denarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
27/11/2019
Këshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e sotme të rregullt në mënyrë unanime solli vendim për ndarjen e ndihmës financiare me ndihmë në vlerë prej tre milionë denarësh për të pësuarit nga tërmeti në Shqipëri.
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov theksoi se zjarrfikësit dhe ekipet me drone terminale ende janë në Durrës, ku po ndihmojnë në gjetjen e civilëve dhe pastrimin e dëmeve nda tërmeti.
Ndryshe, sipas informacioneve të fundit jetën nga tërmeti e kanë humbur 31 persona, ndërsa mbi 600 të tjerë janë lënduar./Telegrafi/


