Barcelona nuk i lë futbollistët e saj të bëjnë fotografi me Raulin (Foto)
Ky eveniment ishte mbajtur si nismë e një gare që do të mbahet në ditët e ardhshme në mes të disa akademive më të mira nga Evropa, Azia dhe Amerika.
Në këtë mes bënin pjesë edhe disa klube spanjolle, të cilat Raul i përshëndeti nga afër. Por, ajo që ra në sy ishte injorimi që i është bërë atij nga klubi i Barcelonës, pasi ata nuk pranuan të bënin fotografi me atë, por kjo nuk i pengojë rivalët lokalë, Atletico Madridin.

Siç është raportuar nga AS, një përfaqësues i Barcelonës kishte ndërhyre duke thënë se fëmijët janë të lodhur dhe kanë nevojë për pushim.
Në këtë garë do të marrin pjesë akademitë e më poshtme: Real Madrid, Atletico, Sevilla, Celta, Barcelona, Villarreal, Valencia, Dortmund, Juventus, Crystal Palace, Aspire Academy, Sagan Tosu, Chicago Fire, Orlando City, Weston, Club America dhe Estudiantes. /Telegrafi/

