Please enter at least 3 characters.

Barcelona merr kreun e tabelës me fitoren ndaj Bilbaos - tani shpreson në dështimin e Real Madridit ndaj Mallorcas

2020/06/GettyImages-1251587104.jpg
464:"BARCELONA, SPAIN - JUNE 23: Ivan Rakitic of Barcelona celebrates after scoring his sides first goal witj team mates during the Liga match between FC Barcelona and Athletic Club at Camp Nou on June 23, 2020 in Barcelona, Spain. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Athletic Bilbaon në kuadër të javës së 31-të në La Liga.

Ishin mysafirët, ata që e filluan më mirë takimin duke rrezikuar qysh në minutën e katërt me Unai Lopez, por goditjen e tij e ndaloi Marc-Andre ter Stegen.

Barcelona më pas filloi ndërtimin e aksioneve të tyre, mirëpo mbrojtësit e Athletic Bilbaos nuk lejuan hapësira mbrapa, duke bllokuar çdo lëvizje të tyre.

Barcelona vs Athletic Bilbao (Foto: Eric Alonso/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me të vetmin rast serioz të krijuar nga mysafirët, ndërsa në të dytën kishte shanse më shumë.

Në 45 minutëshin e dytë, Lionel Messi dhe Luis Suarez kishin disa shanse të mira, mirëpo në zonën e rreptësisë se Bilbaos, dështonin t’i konkretizonin rastet.

Barcelona vs Athletic Bilbao (Foto: Eric Alonso/Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 64-të kur Ivan Rakitic u fut në vend të Sergio Busquetsit, që ndryshoi rrjedhën e lojës.

Mesfushori kroat pranoi një asistim nga Messi në minutën e 71-të, duke u treguar i saktë, e që shënoi golin e vetëm në këtë takim.

Barcelona vs Athletic Bilbao (Foto: Eric Alonso/Getty Images/Guliver)

Ylli argjentinas kishte edhe një shans të mirë në minutën e 80-të kur ishte vetëm me portierin kundërshtar, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Me këtë fitore në javën e 31-të, Barcelona u rikthye në vendin e parë me 68 pikë, tri më shumë se Real Madridi që luan nesër (e mërkure) kundër Mallorcas, ndërsa katalunasit në xhiron e 32-të takohen me Celta Vigon.

Blaugranasit do të shpresojnë që Los Blancos të dështojnë nesër mbrëma dhe të jenë lider të vetëm në tabelë, pasi në rast të fitores së madrilenëve, sërish do kthehen në vendin e dytë. /Telegrafi/