Please enter at least 3 characters.

Barcelona largohet nga gara për të nënshkruar me De Ligt

2019/06/de-ligt-barca.jpg

Mbrojtësi holandez i Ajaxit, Matthijs de Ligt thuhet se nuk i intereson më Barcelonës.

De Ligt ka shkëlqyer këtë sezon me Ajaxit dhe kombëtaren e Holandës, duke bërë një numër të madh klubesh të njohura evropiane të duan shërbimet e tij.

Njëra nga favoritet u njoftua se ishte Barcelona, shkaku edhe i raporteve të mira me Ajaxin, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Barcelona është tërhequr nga gara për të nënshkruar me de Ligtin.

De Ligt gjatë një dueli me Cristiano Ronaldon (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Çdo marrëveshje potenciale do t'i kishte kushtuar Barcelonën mbi 200 milionë euro, të përbërë nga një çmimi prej 75 milionë eurosh për lojtarin, pagat, bonuset dhe tarifat e agjentëve.

Juventusi  është gjithnjë e më i sigurt se ata mund të transferojnë 19-vjeçarin dhe po përgatiten të ofrojnë rreth 70 milionë euro për të. /Telegrafi/